Pas ‘Palo’, Melinda lanson klipin e këngës ‘Ami’
Melinda Ademi është emër i ri në show biz-in shqiptar.
Ajo ka sjellë frymë të re në skenën muzikore vendore, teksa po iu bën konkurrencë repereve të pakta femra shqiptare.
Melinda sot ka lansuar projektin e ri muzikor ‘Ami’, videoklipi i së cilit është realizuar në Amerikë ku edhe jeton.
Ndryshe, ajo u bë e njohur me këngën ‘Palo’ e cila u pëlqye mjaftë shumë dhe i hapi asaj rrugën e suksesit./Indeksonline/