Revoltohen tifozët e Chelseas: Morët sulmuesin e gabuar
Tifozët e Chelseas kanë një dyshim të madh pas transferimit të Gonzalo Higuain nga Milani.
Jehona e debutimit të Piatek me fanellën Kuq e Zi, duke shënuar dy gola dhe duke kaluar në gjysmëfinale ka arritur shpejtë në veshët anglez, shkruan Indeksonline.
Gazetat britanike tregojnë se si tifozët e Blues komentonin në mediat sociale dje në mbrëmje dhe sot për të shprehur frikën mbi transferin e gabuar.
“Piatek shënoi dy gola, Higuain refuzoi një penallti” , ky është një tjetër mesazhi i përsëritur.
“Tani çfarë do të bëjnë ata? A do të ofrojnë Higuain për Piatek?” Ose “Milani bëri vjedhjen e shekullit me Piatek për Higuain“.
Duhet thënë se mesazhet që mbështesin Pipitën janë gjithashtu të ndryshme: «Të paktën le t’i japim atij një shans». /IndeksOnline/