75 Mall Live Search
18:45 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi i jashtëzakonshëm i partnerëve të koalicionit

Ka përfunduar takimi dy orësh mes katër partnerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, transmeton Indeksonline.

Pas përfundimit të takimit që është zhvilluar në zyrën e Haradinajt, liderët janë larguar pa u prononsuar para mediave.

Ata ishin mbledhur pas ftesës së Haradinajt për të diskutuar rreth temave të fundit ku ka qëndrime të ndryshme mes partnerëve rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja./Indeksonline/