75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Xhavit Haliti: Nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme?

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni qeverisës mbetet stabil.

Haliti në RTV Dukagjini, ka thënë se me taksën ndaj Serbisë mund të kenë humbur disa kompani serbe e disa të tjera në Kosovë, por sipas tij ka biznese që janë pasuruar nga kjo embargo.

“Unë nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme që ia kanë vendos Serbisë…”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot mund të shohim nëpër dyqanet e Kosovës plotë produkte serbe me datë pasi është vendosur taksa.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se subjekti të cilit i takon e ka bërë të çartë se Kosova do të ecë bashkë me Amerikën.

“Gjithçka që rrëshqet nga këto linja do t’i kushtojë Kosovës më shumë se PDK-së”.

Haliti ka thënë se duhet kundërshtuar të gjithë ato ide që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me SHBA-në.