Limaj pret në takim delegacionin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë
Zëvendëskryeministri njëherësh edhe Koordinator Kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj, pret sot në takim një delegacion nga Shqipëria.
Ky delegacioni përbëhet nga kryesuesit, ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucioneve e Shqipërisë.
Pas takimit që do të mbahet në ora 16:00 në ndërtesën e Qeverisë do të ketë edhe konferencë për media./Indeksonline/