75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Giovinco nënshkruan me skuadrën e njohur arabe

Ish-futbollisti i Juventusit, Sebastian Giovinco është transferuar në kampionatin arab te skuadra Al-Hilal.

Pas një aventure pesë vjeçare te skuadra e MLS-së, Toronto FC, 32 vjeçari karrierën do ta vazhdoj në lindjen e mesme.

Ai ka nënshkruar kontratë me Al Hilal me një pagë 2-3 milionë euro.

Giovinco luajti për skuadrat e Serie A si Juventus, Empoli dhe Parma. Ai gjithashtu ka bërë 23 paraqitje me kombëtaren duke shënuar vetëm një gol. /IndeksOnline/