75 Mall Live Search
12:40 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj: Rënia heroike e Zahir Pajazitit mobilizoi UÇK-në për të vazhduar luftën drejt lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies të heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Limaj ka thënë se sot përkujtohet me krenari figura emblematike e UÇK-së, dhe një nga themeluesit e saj, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Zahir Pajaziti ishte një nga komandantet më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Atë dhe bashkëluftëtaret e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën do t’i kujtojmë përherë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për të vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Shënimi i plotë i postuar në llogarinë e Nismës në ‘Facebook’.