Parakualifikueset e Ligës së Kampionëve në Prishtinë?
Ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në sezonin 2019/20 mund të luhen në stadiumin e Prishtinës.
Katër skuadrat që kualifikohen nga katër federatat e fundit do të luajnë për të siguruar një vend për rundin e parë të kompeticionit më interesant për klube.
Një skuadër nga Gjibraltari, Andorra, San Marino dhe Kosova do të luajnë për një vend.
Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të bëhet nikoqir i tri ndeshjeve parakualifikuese derisa FFK tashmë ka filluar negociatat. /IndeksOnline/
FFK is aiming to organize @ChampionsLeague 2019-20 Pre Qualifying round in Prishtina. pic.twitter.com/zGIyIaX1qS
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty) January 31, 2019