75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Rama: Bisedova me këshilltarin e Trump për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Siç edhe paralajmëroi gjatë seancës plenare të ditës, përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Presidentit amerikan Donald Trump, ku është folur edhe për çështjen më të nxehtë të rajonit, diskutimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri gjithashtu tregoi se kishte marrë falënderimet e këshilltarit Bolton: “Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë”.