Fitimet e Ferrari u rritën me 46% në 2018-ën
Prodhuesi italian i makinave luksoze sportive Ferrari ka deklaruar se fitimet e kompanisë vitin e kaluar u rritën me 46%.
Kjo është nxitur nga rritja e shitjeve të modeleve me motor V12 dhe personalizimit të automjeteve.
Ferrari raportoi ditën e enjte fitimin neto të 2018-ës prej 787 milion euro. Në vitin paraardhës kompania kishte fitim 537 milion euro.
Shitjet e modeleve me 12 cilindra u rritën me 20%, ndërsa shitjet e modeleve me 8 cilindra u rritën me 8%.
Prodhuesi i makinave shtoi se fitimet e tremujorit të katërt u rritën me 40% në 191 milion euro.