Evakuohet i gjithë qyteti gjerman- Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore!
Qytetarët e qytetit gjerman, Lingen janë detyruar të evakuohen pasi që është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore.
Bomba u gjet gjatë punimeve në një liman të enjten pasdite, transmeton Indeksonline.
Policia ka lajmëruar që evakuimi po bëhet për shkak se bomba duhet të shpërthehet. /Indeksonline/