75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vushtrria transferon Albin Kurtin!

FC Vushtrria ka bërë kërkesë për regjistrimin e Albin Kurtit. Nuk bëhet fjalë për liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, por për ‘gardianin’ 17 vjeçar nga Vushtrria, i cili e mban po të njejtin emër.

Mbrëmjen e së enjtes u mbyll edhe zyrtarisht afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Kosovë, ndërkohë që ish-kampionët e vendit e transferuan Kurtin së bashku me dhjetë futbollistë të tjerë.

Jon Xhaferi, Kushtrim Fazliu , Arjan Islami, Alban Rexhepi Alaudin Fazliu, Altin Maxhuni, Shkelzen Miftari, Ismet Caka, Leotrim Haxha dhe Andi Shala janë futbollistët e regjistruar në këtë afat kalimtar nga FC Vushtrria.

Stinorin pranveror vushtrriasit do ta nisin nga pozita e parë në Ligën e Parë dhe do kërkojnë rikthimin në elitë pas tri vitesh qëndrimi në një rank më të ulët garash. /GazetaSheshi/