75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Luana Vjollca thyen një tjetër rekord, mbi një milion klikime për një muaj!

Luana Vjollcës nuk po i ndalen sukseset.

Një të tillë ajo e ka arritur edhe së fundi me emisionin e saj ‘Shiko Kush Luan’, shkruan Indeksonline.

Luana përmes llogarisë së saj në ‘Instagram’ ka treguar se emisioni festiv i natës së Viti të Ri ka arritur mbi një milion klikime për vetëm një muaj.

“1 Milion klikime ne 1 muaj si asnjë emision tjetër Shqiptar! Cuna e dogjëm” ka shkruar Luana në postimin e saj.

Të ftuar në emisionin festiv të ‘Shiko Kush Luan’ ishin Flori Mumajesi dhe anëtarët e tjerë të ‘Three Dots’.

Ndryshe, Luana së fundi është angazhuar në përgatitjen e projekteve të reja muzikore./Indeksonline/