75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

United kanë në plan një goditje bombastike, 100 milionë euro për Sanchon

Manchester United po konsiderojnë një lëvizje të jashtëzakonshme në verë për Jadon Sancho, sipas mediave botërore.

Krerët e Oltd Trafford kanë mbajtur në sy në talentin e Dortmundit, që kur ai u largua nga Manchester City në vitin 2017.

Sancho refuzoi një marrëveshje prej 30,000 funte bë një javë për të qëndruar në City në gusht tëvitit 2017, ndërsa tani është bërë një nga talentet më të ndritur në futbollin evropian.

Sipas medieve në Angli “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë prej 100 milionë euro për të marrë 18-vjeçarin në “Old Trafford”.

Borussia Dortmund e bleu anglezin nga Manchester City për 8.7 milionë euro dhe tani e vlerëson kartonin e tij mbi 100 milionë euro.

Këtë sezon 18-vjeçari ka luajtur në 19 ndeshje në kampionatin gjerman, 12 prej të cilave si titullar. Deri tani ai ka 6 gola të shënuar, 9 asistime, si dhe ka krijuar raste të pafund për shokët e skuadrës me shpejtësinë dhe teknikën e tij të lartë./IndeksOnline/