75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se  ka gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj viktimën femër.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa ende janë shkaqet e panjohura.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/