75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Valencia refuzoi dy skuadrat angleze në ditën e fundit të afatit kalimtar

Kapiteni i Manchester United, Antonio Valencia , kishte hedhur poshtë ofertat nga dy skuadrat angleze, Newcastle dhe Fulham, në ditën përfundimtare të afatit kalimtar të janarit.

Lojtari nuk është inkuadruar nga trajneri aktual i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, dhe ka qenë startues vetëm në pesë ndeshje në Premier Ligën angleze këtë sezon.

“The Sun”, ka shprehur se Newcastle dhe Fulham kanë qenë të interesuar për shërbimet e lojtarit, por ai refuzoi ofertat nga dy skuadrat, edhe pse lajmet e fundit kishin shprehur se ai ishte duke u përgaditur për të përfunduar kontratën e tij me Manchester United. /IndeksOnline/