Gjenden 800 kilogramë mish i prishur në Francë
800 kilogram mish i prishur i ardhur nga Polonia është gjetur në Francë, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë së këtij vendi.
Rasti u zbulua pasi që policia mori njoftim që një thertore e polakëve po therte lopët e sëmura dhe po e shiste mishin për konsum, transmeton Indeksonline.
Mishin e kësaj thertore po e blinin nëntë kompani, që ishin mashtruar. Polonia prodhon 560,000 ton mish në vit dhe 85 përqind të tij e eksporton.
Komisioni Evropian do të dërgoj një ekip në Poloni që do të inspektoi mishin./Indeksonline/