75 Mall Live Search
19:22 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

NBA bën gjestin e madh- Përfshin në ndeshjen e ‘All Star’, Wade dhe Nowitzki

Legjendat  e basketbollit, Dirk Nowitzki dhe Dwyane Wade do të jenë pjesë e ndeshjes së super yjeve të NBA.

Përkundër që nuk kishin siguruar votat për të qenë pjesë e ndeshjes, NBA ka vendosur që dy lojtarët të jenë të ftuar special, transmeton Indeksonline.

Ky gjest i ligës më të fortë në botë është duartrokitur në rrjetet sociale.

Wade dhe Nowitzki janë duke e luajtur sezonin e fundit në ligë.  Të dy kanë karrierë të bujshme në NBA./Indeksonline/