Grabitje e armatosur mbrëmë në Prishtinë
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Cak i kësaj grabitje ka qenë një market i kësaj lagjeje, kurse mësohet që një person ka shtënë me armë gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes.
Rikujtojmë që grabitjet e armatosura në Kosovë gjatë fundvitit të kaluar dhe këtij fillim viti janë shpeshtuar./Indeksonline/