75 Mall Live Search
09:32 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lloris godet Pochettinon: Trofetë janë gjërat më të rëndësishme në futboll

Portieri i Tottenham, Hugo Lloris ka shprehur edhe njëherë urinë për të fituar në trofe.

Ekipi i Tottenham gjatë kësaj jave u eliminua nga ‘Carabao Cup’ dhe FA Cup’, transmeton Indeksonline.

Lloris në Sky Sports se e vetmja gjë që mbani mend kur të pensionoheni janë trofetë.

“Ne të gjithë jemi ambicioz, të gjithë mundohemi të japim më të mirën në stërvitje dhe ndeshje por ne duhet të vrapojmë pas trofeve. Ato janë gjëja më e rëndësishme në futboll. Është e vetmja gjë që do të mbani mend kur të pensionoheni” u shprehë portieri francez.

Kjo deklaratë bie ndesh me atë që kishte thënë trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Pochettino kishte thënë që nuk është e rëndësishme të fitojmë trofe por të përfundojmë në top katërshe./Indeksonline/