75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hasani-deputetëve: Votuat për të mos ua zvogëluar pagat prokurorëve sepse keni frikë

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka thënë se deputetët që votuan që mos të zvogëlohen pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve e kanë bërë nga frika.

Sipas tij, me këtë rast deputetët janë frikësuar derisa ka paralajmëruar se mund të ketë ndjekje ndaj tij.

“Unë këto do të jem. Por, dijeni se keni votuar pro për shkak se keni frikë nga prokurorët”, ka thënë Hasani.

Asnjë euro më pak nuk do të marrim prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës pavarësisht se pagat e zyrtarëve të Qeverisë janë zvogëluar. Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë ka ardhur nga Memli Kransiqi i PDK-së. Pro propozimit të tij kanë votuar 48 deputetë, 21 kundër e 7 kanë abstenuar.