75 Mall Live Search
15:49 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Ligji i pagave po masakrohet

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, derisa në Kuvend po pritet të votohet Ligji për Paga, ka shkruar në Facebook se ai, pra Ligji i pagave, po masakrohet dhe si i tillë, s’ka kuptim të votohet.

“Ligji i pagave po masakrohet. Ky ligj më s’ka kuptim të votohet. Politikanë të shantazhuar nga drejtësia, politikanë që kanë kapur ndërmarrje e institucione po shkatërrojnë ligjin duke favorizuar kategori të caktuara”, ka shkruar Avdyli.

Sipas tij, ky ligj dhe ky koalicion duhet të bie.

“Respekt vetëm për Kryetarin e komisionit Nait Hasanin që akoma po e mbron ligjin nga falimentuesit e këtij shteti”, ka shkruar tutje.