75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kuvendi nuk i rrit pagat e oficerëve në Shërbimin Korrektues

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar amandamentin 65 të Ligjit për Pagat, për rritjen e pagave të oficerëve në Shërbimin Korrektues.

Madje, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se vitin e ardhshëm do të reduktohet numri i punëtorëve në këtë institucion. Sipas tij, pagat në kuadër të Shërbimit Korrektues kanë qenë në përputhje me buxhetin.

“Pagat në Shërbimin Korrektues kanë qenë në kuadër të buxhetit të paraparë. Ne e kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues për 120 dhe do të reduktohen gjatë vitit të ardhshëm. Normalisht që duhet të jemi në koordinim të plotë me ministrinë e Financave”, ka thënë Tahiri.