75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Veseli kërkon ushqim dhe pije për deputetët në sallë të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u propozoi deputetëve që të votojnë nëse duan të shkojnë në pauzë apo të vazhdojnë seancën.

Me shumicë votash, deputetët vendosën që seanca të vazhdoj punimet, ndonëse ka nisur qysh në mëngjes, shkruan Indeksonline.

Pas votimit, Veseli kërkoi që për deputetët të sillet ushqim dhe pije në sallën ku mbahen seancat plenare. /Indeksonline/