75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reagon gazetari i RTK-së: Marre, u bëmë si TV i Koresë së Kim Jong Un

Gazetari i RTK-së, Gëzim Bimbashi ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e formës së financimit të këtij mediumi.

në një postim në Facebook, Bimbashi ka shkruar se ajo që ndodhi sonte është e turpshme, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Bimbashit:

E turpshme ajo çka vendosi Kuvendi i Kosovës për RTK.

Nga mediumi publik kaloj në atë shtetërorë.

Marre u bëmë si TV i Koresë i Kim Jong Un.

Kjo nuk do të kaloj aq kollaj. Kemi forma ligjore që do ti ndërmarrim nga sot! /Indeksonline/