Këto janë votat e deputetëve për përfshirjen e RTK-së nga Ligji i Pagave
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi Ligjin e Pagave, në të cilin përfshiu edhe Radio Televizioni i Kosovës.
Memli Krasniqi prezantoi një amandament, duke kundërshtuar përshirjen e RTK-së, por që nuk u miratua, pasi kur u hodh në votim gjatë seancës, për të votuan pro 31 deputetë, 15 kundër dhe katër të tjerë abstenuan, shkruan Indeksonline.
Në listën e votave të siguruar nga Indeksonline, shihet lista me votat e deputetëve:


Ndaj këtij vendimi të Kuvendit, ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, duke e quajtur veprim skandaloz.
Më poshtë reagimi i plotë:
Futja e RTK-së në ligjin e pagave është veprimi më skandaloz i Kuvendit të Kosovës. Pas 20 vjet funksionimi të RTK-së, i ndërtuar në bazë të parimeve më demokratike të mundshme të vlerave perëndimore, sot iu dha fund këtyre parimeve.
Sot u kthyem në kohën e monizmit, sot deputetët vendosën që definitivisht politika ta fus nën kontrollë të plotë Transmetuesin Publik dhe në këtë mënyrë të fillojë rrënimi i shpejt i tij.
Nëse synimi i Republikës së Kosovës është anëtarësimi në BE dhe t’i përqafojë vlerat perëndimore, me sot kjo ka marrë fund! Sepse ndërrimi i statusit të gazetarëve në shërbyes shtetërorë është e papranueshme për vendet e Bashkimit Evropian.
Si Sindikatë u munduam që ta ndalojmë këtë gjë, por fatkeqësisht nuk arritëm pasi që fatkeqësisht në Kuvendin e Kosovës ka disa deputet që nuk po dëshirojnë vlera demokratike.
SPERTK do të ashpërsojë format e protestës deri në bllokimin e programit të RTK deri sa të miratohet ligji i Transmetuesit Publik.
Nuk do të lejojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës votues të të cilëve jemi edhe ne punëtorët e RTK-së që për pazare personale ta bllokojnë ligjin e RTK-së, prej të cilit varen rreth 800 familje kosovare.
Kërkojmë që gjatë kësaj seance të votohet edhe ligji i RTK-së, sepse nuk ka asnjë arsye të mos votohet më dhe në këtë mënyrë të korigjohet gabimi i madh që bënë deputetët me futjen e RTK-së në ligjin e pagave. Nëse kjo nuk do të shpejt atëherë pasojat do të jenë të mëdha.