75 Mall Live Search
20:11 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hoti: Miratimi i Ligjit për Pagat ua kthen dinjitetin e punonjësve në sektorin publik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, ka uruar punonjësit e sektorit publik për miratimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik.

Hoti ka thënë se ky ligj rregullon dhe harmonizon dallimet që kanë ekzistuar deri më tani në sektorin publik.

Sipas deputetit Hoti, ky ligj ka hapësire dhe mundësi që në të ardhmen të përmirësohet.

“Por, ky vendim i guximshëm i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e ka kthyer dinjitetin e shumë punonjësve në sektorin publik, e në veçanti në sektorin Arsimit e të Shëndetësisë dhe sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Shkrimi i plotë:

Miratimi i Projektligjit për pagat në sektorin publik, rregullon dhe harmonizon dallimet që kanë ekzistuar deri me tani në sektorin publik.

Ky ligj me siguri ka hapësirë dhe mundësi në të ardhmen të përmirësohet.

Por, ky vendim i guximshëm i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e ka kthyer dinjitetin e shumë punonjësve në sektorin publik, e në veçanti në sektorin Arsimit, të Shëndetësisë dhe sigurisë.

Tani duhet të punojmë fuqishëm në hartimin, procedimin dhe miratimin e Ligjit për Qeveri.

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës.