Deputetët ushqehen me molla, banane e çokollata në sallë gjatë seancës
Deputetët e Kuvendit që nga ora 11 janë në seancë ku po diskutohen dhe miratohen disa projektligje, ku para një orë u miratua ligji për pagat në sektorin publik.
Por, si duket qëndrimi i gjatë në seancë i ka lodhur e uritur ata.
Për shkak se nuk kanë mundur të dalin në pauza, ata po ushqehen brenda në sallë ku po mbahet seanca.
Në këto foto të Indeksonline mund të shihni molla,banale e çokollata e pije para disa deputetëve.

Po ashtu, edhe kryeministri Ramush Haradinaj shihet duke biseduar me deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn.


Ndërkohë, po diskutohet pika e katër e rendit të ditës për dialogun, ndërsa pritet votimi i pikës së shtatë, përkatësisht buxhetit për vitin 2019./Indeksonline/
