Këto ishin momentet më interesante të seancës maratonike
Deputetët e Kuvendin të Kosovës pas 18 orëve maratonike kanë arritur që të votojnë tri projektligje të rëndësishme për vendin dhe të votojnë për statusin e Trepçës.
Me 65 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të buxhetit për vitin 2019.Para votimit të buxhetit, deputetët kanë votuar dy projektligje tjera. Projektligji për pagat e sektorit publik dhe projektligji për dialogun me Serbinë, shkruan Insajderi.
Gjatë këtyre 18 orëve seancë nga deputetët u dhurua ‘spektakël’, pati momente tensioni, momente qesharake e edhe momente përplasjesh të ashpra mes deputetëve.
Fillimisht, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se ka ‘zbuluar’ që Glauk Konjufca i VV-së ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
“Glauku prin sdi sa e dini po Glauku u kanë në PDK në AAK tash është në VV, unë e ftojë Glauk Konjufcen qysh 1 vjet ditë ka qenë në ShIK këtë e kam marr vesh. Mirë është me kallxu ti edhe tjerët një ka një që jeni kanë në ShIK e po du me ta pa moralin edhe etikën”, ka thënë Molliqaj.
Ndërsa për këtë deklaratë Konjufca i është përgjigjur Molliqaj duke i thënë se “i pranoj pretendimet e Dardanit nëse ka fakte për këtë shpifje”, u shpreh shefi i grupit parlamentar të Vetëvevendosjes, Glauk Konjufca.
Në ‘zhurmën’ se kush ishte e kush jo pjesë e SHIK-ut, që u nisë nga deputeti i PSD-së, Dardan Mollliqaj u përfshi edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa të cilit ia tërhoqi vërejtjen Kadri Veseli.
Beqa morri fjalën në seancë duke thënë se shumica në sallën e kuvendit nuk është duke e ditur a kanë qenë pjesë e ShIK-ut apo jo.
“Kryetar sa i përket ShIK-ut, ka këtu, këtu…, po më doket që ka këtu e nuk e dinë që janë kanë”, ka thënë Beqa. Mirëpo fjalimin ia ndërpreu kryetari i Kuvendit dhe shefi i tij, Kadri Veseli.
“Ja për atë punë ty nuk të takon me fol, leh mos hi aty”, i ka replikuar Veseli, Beqës.
Molliqaj gjatë kësaj seance gjithashtu tha se zyrtarët e Vetëvendosjes është mirë që t’iu tregojnë qytetarët se tinëzisht kanë shkuar te kryeministri Ramush Haradinaj dhe kanë kërkuar nga ai që të heq nga rendi i ditës së seancës ndryshimin e projektligjit për financimin e partive politike.
Sipas pohimeve të Molliqajt, e të cilat nuk u mohuan as nga zyrtarë të VV-së, deputetë të kësaj partie i kanë thënë Haradinajt se do ta votojnë Ligjin për Buxhet nëse tërhiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike.
“Është interesant: nëse deputetë të partive tjera shkojnë në Vetëvendosje bëhen atdhetarë. E kur del prej aty, je mashtrues, duhesh me dorëzu mandatin, s’ke ba kurrgjë. Dërgone në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, nëse mendoni që keni të drejtë, ne s’ju themi asgjë. Është mirë me ju kallxu qytetarëve qysh sot jeni shku në Qeveri edhe i keni thanë Ramushit që e bëjmë korumin dhe votojmë, veç me hjek këtë pikë nga rendi i ditës. Sot disa herë e keni lut, shkoni tinza e ofroni shërbime për këtë punë. Pse po shqetësoheni nëse mendoni që gjykata ka të drejtë”, ka thënë Molliqaj.
Në anën tjetër, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Molliqaj që të pres deri në votimin e Ligjit për Buxhetit, për të parë se cila është e vërteta.
E orët e vonshme të mbrëmjes kryeministrin Ramush Haradinaj e Ministrin e Financave, Bedri Hamza i zuri edhe gjumi.
Kamerat kanë kapur momentin teksa Haradinaj e Hamza për disa minuta shijon gjumë, sigurisht për më shumë 14 orë seancë, pa pauza nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një tjetër moment interesant ndodhi menjëherë pas votimit me 61 vota pro të Projektligjit për Dialogun me Serbinë, ku ka marrë fjalën kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai doli për të lexuar projektligjin për financimin e partive politike, por si duket ishte rraskapitur duke i dëgjuar deputetët gjithë ditën duke debatuar.
I kërkoi zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që t’ia lexojë këtë projektligj, megjithatë në fund e bëri vetë. Madje bëri një lexim mjaft të shpejtë.
”Atëherë sot kam duruar e ju kam dëgjuar shumë mirë atëherë më lejoni që para jush të paraqes Ligjin për financimin e subjekteve politike”, u shpreh kryeministri.
Më i spikaturi nga gjithë këto momente; qesharake, tensionuese e debatuese po del të jetë kryeparlamentari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Orë vonshme të mbrëmjes i vështirsuan edhe të folurit Veselit.
Kryeparlamentari Kadri Veseli vërehej se është lodhur shumë, pas më shumë se 13 orëve seancë, fare pa pauzë. Derisa ia dha fjalën deputetit të PDK-së, Nait Hasanit i tha ‘urdhëro Nait, kërko faljen’.
‘Urdhno Nait, po e çon dorën. Kërkon falje, kërkon fjalën’.
Ndërsa Arban Abrashin e quajti ‘Abra’.
Libri për Hasan Prishtinën, të cilin Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbante në foltoren e tij është rikthyer pas ardhjes së tij në sallën e Kuvendit.
Librin “Hasan Prishtina, ndriçimi i jetës dhe i veprës”, i shkruar nga Fahri Bucinca, e kishte larguar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. Ky libër siç duket e kishte irrituar Halitin, shkruan Insajderi.
Mirëpo, Veselit vërehej se ky libër po i pëlqente, pas me tu kthyer në ulësen e kryeparlamentarit përsëri e ka kheu afër vetës.
Një debat tjetër i ashpër gjatë ditës së djeshme në Seancën e kuvendit të Kosovës ndodhi mes kryeparlamentarit Veseli dhe deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri janë përplasur njëri me tjetrin lidhur me deklaratat e Veselit për taksën ndaj Serbisë prej 100 përqind.
Pas përfundimit të fjalimit të deputetes Gaxheri, Veseli e ka pyetur se cila ka qenë deklarata e tij për taksën sepse nuk është duke i besuar vetës për deklaratat e tij.
“Zonja deputete ti si njëra nga deputet më patriote dëshirojë të pyes se çfarë kam deklaruar unë për taksën se spo i besoj gojës temë ti ma mirë ma ke interpretua, çka kam deklaruar për taksën”, e ka pyetur Veseli Gaxherrin.
Lidhur më këtë deklaratë të Veselit, Gaxheri është përgjigjur duke thënë se ai nuk ka kapacitet që ta vlerësojë atë dhe se ka ndryshuar deklaratën e tij rreth taksës për produktet Serbe.
“Zotëri kryetar nuk ki faj se t’i nuk mban mend shumë edhe ju bjen shumë shpesh pishman fjalëve tua, nuk e marr kompliment kur më vlerësoni ju sepse nuk keni kaq kapacitet me vlerësua, po, po të them edhe njëherë hiq nuk e di datën e saktë veç përmes studiove televizive ju personalisht keni dal dhe keni thanë unë jam ai që e kam kërkuar 100 për qind taksën me Serbinë, edhe nuk janë shumë ditë që ke thanë edhe je zotu që ke thanë duhet me hek taksën”, ka thënë Gaxheri.
“O çka kom thanë se nuk i kom kapacitet po harroj”, i ka replikuar Veseli Gaxherrit.
“E dim ton që si ki po kaniher bohet keq, vakti han kashtën o Kadri edhe ty t’ka ardh momenti me kon aty. Edhe tash çka ke thon ti lëshoj ato emisionet që je kanë atje edhe dëgjojë vet çka ke thanë”, i është përgjigjur deputetja Gaxherri./Insajderi.com