Vedat Muriqi starton kundër Erzurum
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është në formacionin startues të skuadrës së tij Rizespor, në ndeshjen që do ta zhvillojnë si mysafir kundër Erzurum nga ora 11:30. 24 vjeçari është në formë të mirë me 6 gola të shënuar sivjet.
Ashtu siç ka raportuar Indeksonline, portieri Samir Ujkani nuk është grumbulluar fare për këtë ndeshje, nuk është as në bankën rezervë.
Rizespor është duke luftuar për ekzistencë dhe momentalisht ndodhët në zonën e rrezikshme me 18 pikë, 2 më pak se Ankaragucu në pozitën e 15-të. /Indeksonline/