75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pogba i bashkohet Ramseyt në Juventus?

Skuadra më e suksesshme italiane, Juventus është duke bërë gati një ofertë të jashtëzakonshme për të rikthyer mesfushorin francez Paul Pogba.

Mediumi britanik “The Sun” shkruan se “Zonja e vjetër” në afatin e verës do të afrojë në gjirin e vetë kampionit e botës dhe mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.

Për këtë të fundit marrëveshja veç ka përfunduar dhe ai do të veshë fanellën e bianconerëve në qershor.

Ndryshe, Pogba ka qenë për 4 vite pjesë e Juventusit nga 2012 deri 2016 kur u shit për 100 milionë euro te Manchester United. /Indeksonline/