Kënga e Rita Orës në reklamën e Serena Williams
Rita Ora po vazhdon suksesshëm karrierën artistike muzikore.
Ylli kosovar me famë botërore përmes rrjeteve të saj sociale ka bërë të ditur se kënga e saj “Soul Survivor” është zgjedhur për reklamën e Serena Williams.
“E nderuar që Bumble zgjodhi këngën time “Soul Survivor” për reklamën e tyre me Serena Williams. Kjo këngë do të thotë aq shumë për mua pasi është pjesë e albumit “Phonix”! Ti e ki fuqinë, kurrë mos ndalo së shkëlqyeri”./Indeksonline/