75 Mall Live Search
07:49 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nxënësit i kthehen mësimit, pas grevës tri javore të mësimdhënësve

Pas grevës së punëtorëve të arsimit e cila zgjati hiq më pak se tri javë, sot fillon përsëri procesi mësimor.

Edhe pse me vonesë, në Kosovë fillon sot zyrtarisht gjysëm vjetori i dytë i këtij viti shkollor, ku të gjithë nxënësit do t’i kthehen shkollave dhe mësimit.

Greva tri javore filloi pas mësimdhënësit shprehën pakënaqësitë e tyre për ligjin për pagat, duke kërkuar ngritje të koeficientit, transmeton Indeksonline.

Edhe pse kundërshtuan për disa javë, një ditë para se Ligji për Pagat të hidhet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovës, SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës arritën marrëveshje për nisjen e procesit mësimor.

Duhet përkujtuar që janë të shumta orët e humbura nga nxënësit, përderisa nuk dihet se si do të vendoset për t’i zëvendësuar ato./Indeksonline/