75 Mall Live Search
09:38 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Më shumë se 30 milionë besimtarë hindu, presin për të larë mëkatet e tyre për të arritur pavdekësinë

Mega-festivali indian Hindu Kumbh Mela është nga më i famshmi, me miliona njerëz të cilët përpiqen për të larë mëkatet e tyre dhe për të arritur pavdekësinë.

Festivali është mbledhja më e madhe fetare në botë, me rreth 30 milionë njerëz që presin gjatë për këtë ngjarje që zgjatë dy muaj, transmeton Indeksonline.

Pelegrinët hindu ecin përgjatë bregut urës në Munni Amavasya

Mela Kumbh- një festë besimi në të cilën hinduhet lahen në një lumë të shenjtë- mbahet çdo tre vjet.

Adhuruesit bëjnë zhytje të shenjtë në Prayagraj të Indisë

Kumbh Mela ka origjinën e saj në mitologjinë Hindu, e cila përshkruan se si disa pika të nektarit të pavdekshmërisë ranë në të gjitha vende ku mbahet festivali.

Një indian Naga Sadhu ose një njeri i shenjtë lakuriq pi marihuanë afër liqenit Sangam

Vetëm në ditën e parë të larjes, më shumë se 22 milionë njerëz u vlerësuan të kenë marrë pjesë në ceremoninë në qytetin indian të Prayagraj- i njohur më parë si Allahabad.


Pelegrinët indian arrijnë në Sangam me ushqim dhe rroba, të gatshëm për fillimin e festivalit

 

Ngjarja në vitin 2013 tërhoqi në Allahabad më shumë se 100 milionë pelegrinë, duke e bërë atë tubimin më të madh të njerëzve në histori./Indeksonline/

Pelegrinët duke fjetur afër liqenit Ganges në “Kuymbh Mela”