Befason Gresa Behluli, thotë se do të martohet në mars
Këngëtarja kosovare Gresa Behluli shpesh është pjesë e mediave rozë.
Vajza e bilbilit të këngës popullore, Shkurte Fejzës përveç karrierës së saj artistike, shpesh është komentuar edhe për jetën e saj private, shkruan Indeksonline.

Madje Gresa në intervista pati treguar se është në një lidhje dashurie, por që ka qenë e befasishme një përgjigje e saj, teksa ka treguar se do të martohet në muajin mars.

Këtë këngëtarja ia tregoi madje një fansi përmes një pyetje që ai i bëri në rrjetin social Instagram.