75 Mall Live Search
11:27 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kurti takon studentët e Tiranës: Protesta juaj është e drejtë

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar sot studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Kurti është takuar studentët dhe pedagogët e Shkencave Sociale në Tiranë.

Gjatë takimit, mësohet se Albin Kurti ka dal në mbështetje të studentëve, duke i quajtur si të drejta kërkesat e studentëve.

“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja. Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks.

 Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët. Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim.

Politika te ne është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.