75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Femrat e këtij vendi janë më të hapura për seks që në takimin e parë

Për disa çifte edhe ndarja e një puthje në fund të takimit të parë, është absolutisht e papranueshme, por shihet se për disa të tjerë janë më të relaksuar dhe madje edhe të hapur për seks që në takimin e parë.

Hulumtimet ku u përfshinë mbi 30 mijë beqarë në Britani të Madhe, Amerikë, Kanadë dhe Gjermani, kanë gjetur së më shumë se 59 për qind të takimeve të para po dalin të përfundojnë me seks, trnasmeton Indeksonline.

Studimi ka gjetur se burrat gjermanë dhe gratë kanadeze janë më të hapura për të përfunduar në shtrat që në natën e parë të takimit.

Rreth gjysma e grave kanadeze, amerikane dhe britanike janë të hapura për seks në takimin e parë, me 59 për qind në Kanadë,48 në Amerikë dhe 40 në Britani.

Ndërsa, meshkujt e të gjitha vendeve janë më të hapur dhe më pro seksit që në takimin e parë.  

Meshkujt gjerman janë 72 për qind pro seksit në natën e parë, por femrat e shtetit të tyre nuk janë në të njëjtin mendim, me vetëm 23 për qind që përkrahin këtë ide./Indeksonline/