Poeti turk e shfrytëzoi lidhjen me Adriana Limën për famë
U shfaqen të dashuruar njëri me tjetrin, por lidhja e supermodeles Adriana Lima dhe poetit turk, Metin Hara ka marrë fund javë më parë.
Romanca e cila dukej ‘përrallore’ nga dedikimet dhe imazhet që dyshja bënin, ka qenë më se e komentuar.

Megjithatë edhe pas ndarjes ish-çifti po vazhdon të komentohet, pikërisht sepse ka pretendime se poeti turk dëshironte famë përmes bukuroshes braziliane.
Madje sipas ‘People’, revistë që është marrë me zbardhjen e të pathënave në lidhje me romancën e Limës dhe Hara, thuhet se ndarja erdhi pasi poetin turk ka keqpërdorur lidhjen e tyre për famë, e kjo i ka penguar tej mase Adrianës e cila ka dëshiruar privatësi.