Vinicius Jr: “Sjellmani Barcelonën, unë luaj për ekipin më të mirë në botë”
Braziliani i Real Madridit, Vinicius Junior, të dielën mbrëma pati paraqitje të mrekullueshme kundër Deportivo Alaves, në fitoren 3-1.
Ai shënoi 1 gol por në fund u zgjodh lojtari më i mirë në ndeshje. Kjo i ka dhënë vetbesim të madh brazilianit para ndeshjes me Barcelonën në Kupën e Mbretit.
“Asgjë nuk më frikëson. Unë luaj për Real Madridin, klubin më të mirë në botë. Jemi të gatshëm për çdo përballje” deklaroi Vinicius. /Indeksonline/