75 Mall Live Search
17:55 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Europol së shpejti me zyre në Tiranë

Së shpejti në Tiranë do të hapet zyra e EUROPOL-it.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajoi prokurorët që të aplikojnë për SPAK-un.“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi”, tha ai.                 

Ndërkohë, ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale kroate (USKOK), Tamar Laptosh, e cila do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vjet në Shqipëri, tha se duhet “jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionit”./TCh/