75 Mall Live Search
18:47 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Agim Bahtiri: Nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë!

Kryetari Agim Bahtiri, në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, ka thënë se nësë preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë.

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës ku humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime nuk janë trajtuar ende.