75 Mall Live Search
21:03 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Gënjeshtrës tënde i erdhi fundi, marrëzi antiakademike!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur akuzave të kreut të LDK-së sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuesë për zgjedhjet në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se Mustafa plot një vit u ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të rrëzojë atë më 23 janar, porse asaj gënjeshtre i ka ardhë fundi, transmeton Indeksonline.

 “Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike!”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti në reagimin e tij.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Isa Mustafa ka deklaruar sot se ka humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese e cila Njëzëri ka vendosur kundër kërkesës së paarsyeshme të LDK për zgjedhjet në Prishtinë.

Poashtu akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit.

Ne e dijmë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na “rrëzojë “, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi.

1. Po e bashkangjes deklarimin e Isa Mustafes

2. Po e bashkangjes edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata NJËZËRI ka marr vendim me 23 janar.

3. Interesant qysh në “meselen” metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDKsë.

4. Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike!