Falimenton kompania “Germania”, dështojnë fluturimet edhe nga Kosova!
Kompania e fluturimeve “Germania” ka falimentuar dhe ka anuluar të gjitha fluturimet që ka pasur të planifikuara.
Fluturime të cilat janë anuluar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por një konfirmim zyrtar për këtë çështje nuk është dhënë ende nga aeroporti, përkundër përpjekjeve të “Indeksonline”.
Kurse njoftimin për falimentimin e linjës së fluturimeve “Germania”, e kanë bërë vet zyrtarët e kompanisë, herët këtë të martë.
“Për fat të keq ne nuk kemi arritur të tejkalojmë problemet tona financiare për të përmbushur nevojat tona afatshkurta të likuiditetit, duke u detyruar që të gjitha fluturimet të anulohet përnjëherë pa paralajmërim” ka thënë për media, zyrtarja e kësaj kompanie Karsten Balke.
Blake ka theksuar se ata ndjenjë keqardhje për udhëtarët por më shumë për stafin, të cilët tashmë kanë mbetur të pa punë.
“I falënderoj të gjithë stafin. Kërkojë falje pasagjerëve që nuk të marrin shërbimet nga ‘Germania’ ashtu siç ishte planifikuar” ka thënë Blake.
Kjo kompani fluturimesh kishte raportuar vështirësi financiare që në fillim të janarit, madje kishte paraqitur falimentimin edhe pran gjykatës në Berlin, por mbrëmë brenda natës u anuluan të gjitha fluturimet.
“Germania” ishte linja e dytë më e madhe ajrore me bazë në qytetin e Berlinit./Indeksonline/

