Deputeti i LDK-së i reagon ambasadores së Shqipërisë në OKB për injorimin që i bëri Teuta Sahatqiut
Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare e ka injoruar ambasadoren e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të pranishëm ishin shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme si dhe personalitete të rëndësishme të komunitetit hebre në ShBA. Për këtë ka ardhur reagimi i deputetit dhe sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri.
“Sjelljet, veprimet, qasja e znj.Kadare, ndaj Kosovës jo vetëm në këtë rast por edhe herë tjera, është e pa presedan.
Rasti i fundit, i sjelljes së saj ndaj Ambasadores së Kosovës znj.Teuta Sahatqija është kulmi i turpit.
Se sjelljet e saja janë për qdo kritikë, e kam pa dhe marr vesh gjatë vizitës time vitin e kaluar në Neë York dhe takimeve të mia të shumta.
Kurse kishte fjalë të mira nga diplomat dhe komuniteti shqiptar kudo dhe në qdo takim që kam pasur për znj.Sahatqija.
Ambasadorja jonë nuk duhet dekurajuar,por se ky është skandal dhe turp i znj.Kadare nuk ka asnjë dilemë.
Kjo nuk i kontribuon integrimeve shqiptare,nëse nuk na ndihmoni së paku mos na pengoni.
Uroj këto sjellje ti “sheh” dikush nga shteti shqiptar” shkruan Beqiri në reagim.