Francezët e gjermanët: Islami bie ndesh me vlerat tona kombëtare
Gati gjysma e francezëve dhe gjermanëve besojnë se Islami bie ndesh me vlerat e tyre kombëtare.
Sondazhi i 1,000 votuesve në çdo vend, zbuloi se 46 për qind e francezëve dhe 47 për qind e gjermanëve besojnë se vlerat e vendit të tyre bien ndesh me Islamin, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa, pothuajse një në dy vetë në Francë dhe Gjermani thanë se do të “do brengoseshin shumë” ose “do brengoseshin pak” nëse një prej të afërmve të tyre të afërt do të martohej me një musliman.
Por një numër i vogël njerëzish ose në Gjermani (shtatë përqind) ose në Francë (pesë përqind) thanë se ishin “shumë të njohur” me mësimet e fesë së dytë më të madhe në botë, Islam, sipas sondazhit mbi qëndrimet ndaj fesë, kryer nga YouGov.
Studimi, i realizuar nga “YouGov”, vjen në kohën kur Papa Françesku nisi të dielën një vizitë 48-orëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në agjendën e Atit të Shenjtë është një takim me imamin e madh të Al Azharit, sheikun Ahmed Muhamed Al Tajed, ndërsa mbajti ndërkohë në Abu Dhabi atë që praktikisht është mesha e parë papnore në gadishullin Arabik, vendlindjen e Islamit.
Françesku e ka kthyer në një gurthemeli të Papatit të tij, afrimin me komunitetet myslimane. Por, në dy vende të rëndësishme të Europës, siç janë Franca dhe Gjermania, një nivel i lartë popullsie e sheh ende me skepticizëm këtë besim.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, niveli i atyre që ndajnë të njëjtin këndvështrim ishte paksa më i ulët, përkatësisht 36% dhe 38%. Qëndrimi i kundërt, pra ai që Islami përshtatet me vlerat e vendit ku të intervistuarit jetojnë, mbështetjen më të madhe e pati në Mbretërinë e Bashkuar, me 24%.
Për dallim, të anketuarit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut ishin më pak të prirur të pohonin se ekziston një përplasje themelore mes Krishtërimit dhe vlerave të shoqërisë në vendin e tyre.