75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Një person pa shenja jete është gjetur sot pasdite në qytetin e Podujevës, përkatësisht te pishat.

Sipas burimeve të Indeksonline, i ndjeri ka kryer vetëvrasje, derisa identiteti i tij nuk dihet akoma.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 14 në parkun e qytetit në Podujevë është gjet një person pa shenja jete, ekipi mjekësor në vendngjarje ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes janë njësitet e nevojshme dhe po merren me rastin. /Indeksonline/