Personi që u gjet i vdekur në Podujevë ishte punëtor i Komunës
Indeksonline raportoi sot se një person është gjetur i vdekur pa shenja jete në parkun e qytetit të Podujevës.
Sipas burimeve, i ndjeri që dyshohet se ka kryer vetëvrasje është F.E nga fshati Shtedim.
Ai ishte punëtor i Komunës së Podujevës, derisa akoma nuk janë bërë të ditura detaje të rastit.
Policia me të marr informatën ka dal në vendin e ngjarjes dhe ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e personit në fjalë. /Indeksonline/