Macron: Nuk besoj te njerëzit që ndërtojnë mure
Presidenti francez, Emmanuel Macron lëshoi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj homologut amerikan, Donald Trump lidhur me çështjen e emigracionit.
Duke folur me disa zyrtarë lokalë në Paris, tha se nuk u beson njerëzve që ndërtojnë mure. Sipas Macron, në një botë ku dominon emigrimi nuk mund të funksionojë metoda e ndërtimit të mureve.
Marrëdhëniet mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara po kalojnë një periudhë jo të mirë për shkak të përplasjeve mes Macron dhe Trump.
Kreu i Elizesë e ka kritikuar presidentin amerikan dhe më herët për shkak të tarifave të tij tregtare.