75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Të premtën Ledri në Tiranë në eventin ‘Eja n’fest’

Ledri Vula vazhdon të jetë një nga artistët më të pëlqyer dhe më të kërkuar shqiptar.

Talenti i tij ka bërë që ai të mbanë ‘vulën’ e një prej këngëtarëve që ka më së shumti hite e data të koncerteve.

Së fundmi ai do të jetë pjesë e një eventi madhor që do të mbahet në Tiranë.

Reperi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram, ku tregon se tashmë biletat janë në shitje për festivalin ‘Eja n’fest që do të mbahet më 8 shkurt me fillim nga ora 21:00 në Kongresin e Pallateve.

View this post on Instagram

#juth_al #juthapp #juthevent

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Ndryshe Ledri së fundmi erdhi në bashkëpunim me Lyrical Son e Mc Kreshën me këngën ‘Menemadhe’ një nga hitet e momentit.

Kujtojmë që më 15 të këtij muaji gjithashtu do të lansohet dueti i tij dhe Gashit ‘That’s Mine’./Indeksonline/