75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hamsik shkon ta marr djalin në shkollë, por e pret një befasi emocionuese

Marek Hamsik do të ndahet me Napolin pas shumë viteve. Ylli sllovak ka arritur marrëveshje me skuadrën kineze, Dalian nga e cila do të përfitojë shumë miliona.

Ndërkaq, transferi i tij te skuadra kineze do t’i mbushë arkat e Napolit për 20 milionë euro.

Në javën e fundit në Itali, Hamsik po përjeton ditë emocionuese ngase ka qenë i lidhur shpirtërisht me skuadrën napolitane.

Ditën e djeshme ai ka shkuar në shkollë për të marrë djalin, por që fëmijët e kanë befasuar e emocionuar atë.

Me këngë, balona, duartrokitje, Hamsik është nderuar nga fëmijët e shkollës së djalit të tij. /Indeksonline/